Zaev: Deri në mes të vitit 2018 presim ide të reja nga Nimici për çështjen e emrit

Pranverën e ardhshme BE-ja do të diskutojë për zgjerim dhe dhënie mundësi të vendeve nga Ballkani Perëndimor për fillimin e negociatave. Ne dëshirojmë që Maqedonia të jetë një prej vendeve, e cila do t’i fillojë negociatat. Tërë kjo paralajmëron, se deri në këtë periudhë, deri në mes të vitit 2018, logjike dhe normale është të presim ide të reja nga ndërmjetësuesi Methju Nimic, në të cilën pala e Maqedonisë dhe Greqisë do të bisedojnë dhe do të japin komentet e tyre, do të negociojnë për gjithçka që është në funksion të gjetjes së zgjidhjes për emrin, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Qeveri.

Zaevi në konferencën për media informon se të gjitha takimet e deritanishme me përfaqësuesit grek dhe të tjerë janë në drejtim të përforcimit të miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë me qëllim më lehtë dhe më sigurt të zgjidhet çështja e emrit kur për të, tha, ka ardhur koha.

“Punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe përforcimin e besimit mes të dy palëve. Tashmë nuk do të lejojmë diçka që do të kalkulohej ose komentohet si provokim nga ana jonë. Dua të jemi të drejtë miqësisht maksimalisht për momentin kur do të vij, të qasemi në zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm dhe serioz. Besoj se Maqedonia duhet të jetë e gatshme sepse me zgjidhjen e këtij problemi automatikisht e fitojmë ftesën për NATO, ndërsa besoj se menjëherë do të hapen edhe dyert për fillimin e negociatave”, theksoi Zaev.

Të gjitha takimet zyrtare mes palës së Maqedonisë dhe Greqisë përsëriti, janë vetëm në drejtim të ndihmës për zgjedhjen e çështjes së emrit.

“Aspak nuk kemi hyrë në biseda për çështje thelbësore lidhur me problemin e Greqisë që e ka me emrin tonë. Personalisht unë nuk jam i gatshëm të bisedojë për çështje identiteti të vendit tonë. I shfrytëzojmë të gjitha momentet të konfirmojmë sa jemi miqësor në shumë aspekte. Maqedonia e përfundon këtë vit me më shumë se një milionë vizita të qytetarëve që vetë vetiu tregojnë se vërtetë është e vlefshme të bëhen përpjekje nga të dy palët që të ecim para drejtë integrimeve euroatlantike”, nënvizoi kryeministri.

Lidhur me ligjin për gjuhët, Zaev theksoi se këto janë vetëm aspekt ligjor-formal nga Marrëveshja kornizë.

“Mbetet Marrëveshja kornizë t’i përmbush të gjitha pritjet. Njëra prej tyre është përfaqësimi i barabartë i bashkësive me numër të vogël etnike. Kjo është tema në të cilën Maqedonia duhet ta vazhdojë punën”, tha Zaev.

Loading...