Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore pranë Komisionit Evropian Kristian Danielson sot në Shkup formalisht do ta hapin serinë e dialogjeve me qytetarët “Paramendoni të ardhmen së bashku!”, të cilën e organizon Delegacioni i KE-së në Maqedoni.

Delegacioni Evropian në Maqedoni, duke filluar prej sot, në ditët në vijim do të organizojë një varg debatesh dhe panelesh në disa qytete të vendit, në të cilat qytetarët do të mundet që drejtpërdrejtë t’i parashtrojnë pyetje euroambasadorit Samuel Zhbogar dhe të interesohen për tema të ndryshme (mjedisi jetësor, bujqësia, bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi lokal…,) relevante për komunën e përzgjedhur.

Delegacioni i BE-së në vend, gjithashtu do të organizojë punëtori për ndihmën financiare të BE-së në më disa qytete, ku qytetarët do të mund të marrin informacione se si me sukses të aplikojnë për projekte.

Loading...