Zaev dhe Vuçiq do të takohen në Tabanoc

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të takohen në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë.

Arsyeja e takimit Zaev – Vuçiq, është njoftimi për nisjen e projektit për meanxhim ndërkufitar të përbashkët – “One Stop Shop”. Pas takimit janë paraparë edhe deklarata për media. /SHENJA/

Loading...