efuzohet padia penale kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov për kërcënim të pavarësisë. Prokurori Publik Përgjegjës pas shqyrtimit të fakteve në lëndën e hapur pas padisë penale kundër dy personave për veprën penale “Kërcënim të pavarësisë’, ka sjell vendim me të cilën e hedh poshtë padinë penale sepse ka vlerësuar se vepra e denoncuar nuk është vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.

“Prokurori publik përgjegjës ka vlerësuar se të denoncuarit gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes nuk kanë qenë as nën ndikim, as nuk kanë pasur ndihmë nga shteti kah i cili vendi ynë vihet në pozicion të nënshtrimit ose varshmërisë. Aq më tepër pasi që pas nënshkrimit të Marrëveshjes së përmendur pasojnë edhe instrumente tjera juridike si ratifikimi dhe referendumi”

Nga prokuroria thonë më tej se pas analizës së Marrëveshjes, është vlerësuar se kur është nënshkruar marrëveshja, palët kontraktuese i janë referuar parimeve dhe objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, dokumentit final të Helsinkut të vitit 1975, akteve përkatëse të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës.

“Ata janë udhëhequr nga fryma dhe parimet e demokracisë dhe detyrimin e tyre e kanë bërë duke u thirrur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare, me çfarëdo justifikimi dhe në çfarëdo forme, që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme dhe në kompetenca njëra me tjetrën”

Vendimi i tillë i prokurorisë vjen pas shqyrtimit të pretendimeve të dërguara nga Iniciativa Qytetare “Për jetë të shëndosh, dinjitoze – Rilindja”, në të cilën dy të akuzuarit- persona bartës të funksionit shtetëror kanë nënshkruar marrëveshje finale me të cilën lëkunden themelet e ekzistimit të Maqedonisë, si dhe me të cilën bëhet gjenocid kulturor dhe shpërbërje të maqedonasve dhe të Maqedonisë./Shenja.TV/

Loading...