Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin e hapur në Tv Telma mes tjerash ka folur edhe për Arben Taravarin dhe zgjedhjen e tij që të garojë për kryetar të Komunës së Gostivarit.

”Tek ky njeri shoh ministër me kualitete. Kërkoj që t’i lëmë njerëzit të sjellin vendime personale. Veprimet e mija si shef i kësaj qeverie kanë kufinj demokratik. Të mos kalojmë në diktaturë. Nuk do doja që ta humb si njeri me kualitete” tha Zaev në emision.

Zaev gjithashtu ka thënë se me BDI-në kanë bërë koalicion shkaku i numrave, edhe pse gjatë përdorimit të ”bombave” ka thënë se edhe kjo parti është e përfshirë në krim.

Loading...