Zaev i përgjak duart…!

Muhamer Pajaziti
Ish- ministri famëkeq Çavkov me dy qese në duar doli nga burgu.
Ndonëse duart e përgjakura nga nata e 27-të Prillit, ai doli i pastër nga sistemi ligjor i Zoran Zaevit.
Por nuk është vetëm kjo, atij nuk i kërkoi llogari askush se ku i mori 1 milion euro për kaucionin e
paguar.
Nuk i kërkoi askush llogari për veturat e shtrenjta personale dhe të familjes, që kalojnë qindra mijëra
euro.
Nuk e pyeti askush se si arriti pasurinë marramendëse me një rrogë polici.
Ky është shteti që po drejton Zoran Zaev, shtet ku kriminelët shëtisin të lirë, e të varfrit, të
pafajshmit kalben burgjeve.

Loading...