Zaev: Ivanovi, ta nënshkruajë Marrëveshjen me Greqinë

Kryeministri Zoran Zaev i ka bere thirrje edhe nje here Presidentit Gjorge Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, Zaev theksoi se për herë të parë pas 27 vjetëve, qytetarët kanë mundësi që të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë.

“Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit me të cilin do të krenohen shumë gjenerata”, theksoi Zaev.

Duke e quajtur Marrëveshjen korrekte dhe të drejtë, Zaev theksoi se tanimë për herë të dytë është ratifikuar. Tani duhet që të ketë referendum, ndryshime kushtetuese, ndërkaq më pas edhe ratifikim në Kuvendin e Greqisë pas së cilës Marrëveshja edhe zyrtarisht hyn në fuqi, gjegjësisht do të fillojë të përdoret emri i ri.

Loading...