Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Këtë kryeministri Zoran Zaev tha se ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Zaev një lajm të këtillë e kumtoi para afaristëve gjatë tribunës së sotme organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë në të cilën kryeministri foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike. Zaev tha se pas portit në Durrës, synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari, gjegjësisht në Detin e Zi.

Zaev, kryeministër

“Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”

Në tribunën e sotme, Zaev tha se përfitues më të mëdhej nga marrëveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë do të jenë afaristët dhe qytetarët. Efektet e para sipas tij janë ndjerë që tani kur integrimet janë vetëm në fazë të paralajmërimit. Për dallim nga tre mujori i parë i këtij viti kur brutoprodhimi shënoi rritje me vetëm 0.1%, Zaev tha se të dhënat e para flasin se në tremujorin e dytë rritja ka arritur në mes 2.5 dhe 4%, ndërsa rritje më të madhe ka shënuar prodhimi industrial.

Zoran Zaev, kryeministër

“Çfarë na ndodh vetëm me atë që është në paralajmërim anëtarësimi në NATO dhe në BE. Oda i ndjek paramentrat e rritjes, tremujori I parë ishte 0.1%, shumë keq. Ne sipas analizave tona, presim statistika t’i publikojë, presim mes 2.5 deri 4% në tremujorin e dytë. Nga kjo që tashmë ka dalë është paralajmërm i mirë. Prodhimi industrial Korrik 2018 në krahasim me Korrik 2017 është rritur për 8.4%”

Duke folur për nivelin e papunësisë dhe mungesën e kuadrove profesionale për shumë kompani, kryeministri Zaev tha para afaristëve se Qeveria planifikon të përqëndrohet në projekte që kanë të bëjnë me trajnimin dhe edukimin e kuadrove profesionale. Përqëndrimi do të jetë në sektorët dhe profesionet që kërkohen nga kompanitë vendore dhe investitorët e huaj. Arben Zeqiri /SHENJA/

Loading...