Zaev: Kemi arsye për të festuar, të flakim ndarjet!

“Maqedonia ka arsye për të festuar. Kemi pritur ngjarje të mëdha. Po i realizojmë qëllimet tona të
përbashkëta strategjike, ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta. Koncertet janë ftesë për tu
bashkuar të gjithë pavarësisht proviniencave politike dhe dallimeve për qëllimet strategjike të vendit”,
theksoi mbrëmë në Manastir, kryeministri Zoran Zaev, gjatë koncertit të organizuar me rastin e
dhënies së ftesës për anëtarësim në NATO, informon INA.
Ai tha se ka për çka të festohet dhe të ngritet mbi ndarjet, dhe ti japim dorën njëri tjetrit. Zaev i bëri
thirrje opozitës që të zgjedh të ardhmen maqedonase, të ardhmen siç tha të përbashkët.
Festimet për dhënin e ftesës nga NATO u bënë në 15 qytete të vendit ku performuan mbi 40 artistë.
(INA)

Loading...