Kryeministri Zoran Zaev e ka shpjeguar deklaratën e dhënë më parë për BuzzFeed News se biznesmen pro-rus kanë financuar protesta të dhunshme në Maqedoni.
Sipas tij këto mjete janë dhënë tifo grupit “Komitët”.
“Po flas në bazë të Raporteve që i marr. Ato djem të ri nga tifo grupi ‘Komitët’ të cilët sulmuan zyrtar policor, u morën në pyetje dhe përmendën biznesmen nga Rusia që kanë dhënë para. Unë vetëm do të përsëris së Maqedonia është vend i vogël dhe dëshirojmë të krijojmë miqësi me të gjithë, përfshirë edhe Federatën Ruse. Por, nuk ka alternativ për Maqedoninë përpos anëtarësim të plotë në NATO dhe BE. Megjithatë do të kemi kujdes, nuk do të lejojmë që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare, dinjiteti i shtetit është shumë i rëndësishëm”, ka deklaruar sot Zaev, përcjell SHENJA.

Loading...