Pas deklaratës së zv/kryeministrit për eurointegrime Bujar Osmani, i cili tha se Marrëveshja e Ohrit do të bëhet pjesë e Preambulës së Kushtetutës si pjesë e dokumenteve konstituive, kryeministri Zoran Zaev doli me qëndrim të kundërt. Zaev tha se kjo çështje është mbyllur në vitin 2001.
Kryeministri Zaev shprehi qëndrim negative edhe lidhur me kërkesat e opozitës shqiptare për ndryshime plotësuese kushtetuese, duke thënë se nuk ka nëvojë që në Maqedoni edhe më tepër të hapet Kutia e Pandorës. Ai shtoi se nuk pret bllokim të proceseve në Parlament, posaçërisht jo nga VMRO-DPMNE-ja.

Loading...