Zaev: Me Marrëveshjen Greqia e pranoi identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase

Republika e Maqedonisë me Marrëveshjen e Prespës e ndërroi emrin, por Greqia me të e pranoi identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në tribunën në Shën Nikollë: “Dil PËR Maqedoninë evropiane”.

Ai theksoi se më 30 shtator duhet të sigurohet që Maqedonia përfundimisht të vendoset në rrugën nëpër të cilën hapërojnë vendet evropiane.

“Këtë hap të cilin tani e kemi bërë më 30 shtator 2018 pas 27 vitesh është pikërisht ajo, të sigurojmë që ta kthejmë në binarë Maqedoninë tonë dhe të ecë përfundimisht ashtu siç shohim se si zhvillohen vendet evropiane. Po, Republika e Maqedonisë pranoi përmes kësaj marrëveshje ta ndryshojë emrin e saj, por e fitoi pranimin nga Greqia të identitetit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase. Jo vetëm se e ruajtëm atë por edhe Greqia e pranoi që sot përfundimisht të kemi një shtet të pranuar nga e mbarë bota”, theksoi Zaev.

Kryetari i Shën Nikollës, Sasho Vellkovski theksoi se perspektivat evropiane për vendin do të thonë fonde parainkuadruese, investime për infrastrukturën, por çfarë është më e rëndësishme do të thonë sjelljen e standardeve evropiane në vend.

Loading...