Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në përbërje të zëvendës-ministrit të Ekonomisë, Viktor Dimovski, sekretarin shtetëror në MPJ-së dhe këshilltarë. Vizitën zyrtare në Zagreb, kryeministri Zaev e filloi me takim me homologun e tij, kryeministrin e Kroacisë Andrej Pllenkoviq, ku më pas vazhduan takime në nivel të delegacioneve qeveritare dhe deklarata të dy kryeministrave.

Zaev shprehu falënderime deri te qytetarët e Republikës së Kroacisë, kolegut të tij dhe mikut të tij, kryeministrit Andrej Pllenkoviq, deri te Qeveria, për mbështetjen e sinqertë, të vazhdueshme dhe të fuqishme që e japin ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në integrimin drejt BE-së dhe NATO-s.

Kryeministri Zaev theksoi mbështetjen e rëndësishme të Kroacisë në Këshillin e BE-së këtë verë, si dhe në integrimin e NATO-s duke i bërë thirrje të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Pllenkviq i përkrahu politikat e guximshme të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë, ku më në fund do të kapin rrugën drejt BE-së dhe NATO duke njoftuar se Maqedonia do të ketë mbështetjen e plitë nga Kroacia për këto procese.

Kryeministri Zaev e vazhdojnë vizitën zyrtare në Kroaci me takime me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jadrkoviq.

Loading...