Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në suaza të vizitës së punës në Slloveni, sot realizoi takim me presidentin slloven  Borut Pahor, në të cilin biseduan  për ngjarjet aktuale  në Maqedoni dhe në rajon, kumtoi LSDM.

“Kryetari Zaev e njoftoi presidentin slloven Pahor për krizën e thellë politike në Maqedoni, përpjekjet që i bën LSDM për zgjidhjen e saj dhe mundësimin e kushteve të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Presidenti Borut Pahor e theksoi përkrahjen e tërësishme që Sllovenia i’a jep Maqedonisë  për anëtarësimin të plotëfuqishëm të vendit në BE dhe NATO. Ekziston pajtueshmëri  se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë janë vende miqësore dhe se nevojitet thellim i bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë.

Zaev dhe Pahor, informon LSDM, kanë këmbyer mendime për krizën e refugjatëve dhe kanë përfunduar se është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë i shërbimeve të sigurisë të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të EJL-së.

“Në takim të dy bashkëbiseduesit përkushtuan vëmendje të madhe në ngjarjet në Francë dhe kanë shprehur keqardhje për banorët e Parisit dhe qytetarët e Francës si dhe solidaritet me popullin francez dhe të gjithë opinionin demokratik, në luftën kundër kërcënimeve nga terrorizmi”, nënvizon LSDM në kumtesë.

Loading...