Zaev: Nëse dështon referendumi …

Kryeministrit Zoran Zaev mund të përfundojë mandatin si kryeministër në rast se dështon referendumi. I pari i organit ekzekutiv vlerëson se me dështimin e referendumit vendi nuk do të kishte ardhmëri. Megjithatë, Zaev ishte i paqartë sa i përket deklarimit tij, duke mos precizuar nëse flet për dështimin e procesit të referendumit apo votimin kundër marrëveshjes dhe nëse përfundon mandati i tij veç si kryeministër apo bie edhe Qeveria.

Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020. Nëse dështon dhe nuk ka sukses referendumi, me gjasë ne përfundojmë me politikat këtu. Por për çfarë do të na shërbente nevoja për qeverisje, kur shteti nuk do të na kishte ardhmëri. Që këtu theksoj përgjegjësitë e të gjithë aktorëve politik kryesor në shtet, përfshirë edhe VMRO DPMNE-në se duhet të sigurohet e ardhme progresive për Republikën e Maqedonisë – tha Zoran Zaev, Kryeministër./AlsatM

Loading...