LSDM ka njoftuar se i bashkëngjitet protestës përpara Gjykatës Kushtetuese e cila është paralajmëruar nga disa shoqata qytetare.

Nga partia e Zaevit vlerësojnë se është e turpshme vendimi i instalimeve partiake në Gjykatën Themelore, të cilin vendim ata e cilësojnë si tentim që të amnistojnë veprat kriminale të bëra në zgjedhjet dhe gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Maqedonia nuk duhet të hesht. Të mos lejojmë që të rrënohen themelet e drejtësisë dhe shtetit. Të mos lejojmë hapësirë për falje të kriminelëve. Bëj thirrje për mbrojtje të Kushtetutës, të drejtësisë dhe vërtetës”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Loading...