Zaev nga Gostivari: Pas 30 shtatorit të zgjohemi krenarë pasi kemi siguruar ardhmëri evropiane

Karvani “Për Maqedoni Evropiane”, për referendumin e 30 shtatorit, udhëehqur nga kryeministri Zoran Zaev, është ndaluar në Gostivar, përcjell FLAKA.

Kryeministri Zoran Zaev sonte në Gostivar shpjegoi arsyet pse janë të rëndësishme për Maqdoninë euro-integrimet, duke potencuar mjetet financiare që do të fitojë vendi me të cilat do të përmirësoheshte tej mase jetesa.

“Ne si shtet i vogël e kemi nderin të jemi anëtarja e 30-të e të NATO-s. Jam i bindur se është me vlerë e tërë ajo që bëjmë. BE vetëm për vitin 2018-të ka grante me vlerë 50 milion euro, para që nuk kthehen, 15 milion euro për transport dedikuar pë rrugë, hekurudha, , ura, tunele, gjithçka që ndërtohet në Maqedoni. 18 milion euro nga BE ka në vit për bujqësi, 15 milion euro ka për policinë, 8,5 milion euro për vendkalimet kufitare , e kështu me radhë. gjithsjet një miliardë e 260 mijë euro është buxheti i BE-së deri në vitin 2020 për Maqedoninë. Në ditë kjo i bie nga 26 mijë euro që jepen për shtetin dhe sië përparojmë drejtë BE-së, ato para rriten”, tha Zaev nga Gostivari, pasi siç ai tha, qëllimi i Evropës është ë na rrisë standardin, të na rrisë kualitetin e jetesës dhe atëherë do të na lëshojë të jemi anëtare e plotë.

Zaev u bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit me 30 shtator të dalin dhe të votojnë “për” në referendum. Me këtë veprim, tha Zaev, të nesërmen me 1 nëntor do të zgjohemi krenarë me veprimin e bërë, pasi do të kemi siguruar të ardhme evropiane për veten dhe fëmijët tanë. FLAKA

Loading...