Pas fjalimit në Parlamentin Evropian në Strasburg, kryeministri i Maqedonisë është nisur për në Shkup. Ai nuk kthehet vetëm,por në shoqëri të eurokomisares, Federika Mogerini, shkruan Gazeta Lajm.
“Pas paraqitjes time në Parlamentin Evropian në Strasbur, bashkë me madam Federika Mogerinin vijmë në Maqedoni. Mkja jonë Federika edhe njëherë do të japë mbështetje për të gjithë qytetarët për rrugën tonë të përbashkët drejt familjes evropiane”, ka shkruar Zaev në facebook, duke postuar edhe fotografinë nga aeroplani bashkë me Mogerinin.

Loading...