Zaev: Nuk janë vetëm maqedonasit pasardhësit e Aleksandrit të Madh

Për emrin dhe zgjidhje në gjashtë muajt e parë të vitit, për Tsipras, Kammenos dhe Mitsotakis, për politikën e Gruevskit dhe për qëllimet e Maqedonisë, mes tjerash, flet kryeminsitri i Maqedonisë në intervistën për televizionin grek…

Për emrin dhe zgjidhje në gjashtë muajt e parë të vitit, për Tsipras, Kammenos dhe Mitsotakis, për politikën e Gruevskit dhe për qëllimet e Maqedonisë, mes tjerash, flet kryeminsitri i Maqedonisë në intervistën për televizionin grek Alpha, sipas paralajmërimit të shkurtë që e publikoi vetë televizioni.

Transmetimi, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, është caktuar për të dielën, në Krishtlindje, ndërsa intervistën apo si e quan Tv Alpha “fjalimin e Krishtlindjeve”, njëkohësisht, sipas televizionit grek, do ta transmetojë edhe një televizion i Maqedonisë.

“Në intervistën e parë të dhënë për mediat greke, e përsëritë qëllimin për të kontribuar në negociatat me lëshime të ndërsjellta për emrin e IRJM-së. Duke iu drejtuar edhe popullit grek dhe popullit të vendit të tij, Zaev thotë se është në interes të të dy vendeve të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në gjysmën e parë të vitit 2018”, kumton Tv Alpha.

Kryeministri i Maqedonisë flet për interesin e përbashkët të të dy vendeve, si dhe për Alexis Tsipras, për partnerin e koalicionit në qeveri, Panos Kammenos, për liderin e Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Mitsotakis. Sipas Alpha, Zaev zbulon çka kanë të përbashkët me kryeminsitrin e Greqisë dhe e përcjell mendimin e tij se “ndoshta Zoti i solli punët ashtu, për gjetje të zgjidhjes së çështjes për emrin”.

“Zoran Zaev i hedhë poshtë praktikat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski dhe sqaron se përse nuk dakordohet me pozitën e kryeministrave paraprak, se “shkupjanët janë trashëguesit e vetëm të Aleksandrit të Madh”, thekson televizioni në paralajmërimin për intervistën, të publikuar në faqen e saj dhe shton se nga biseda, zbulohen qëllimet e Shkupit dhe deri në çfarë shkalle është i përgatitur të bëjë lëshime.

Loading...