“E kisha të qartë se duhet të sjell vendime të guximshme. Është koha që nuk duhet të bëhen kalkulime politike, dhe shteti të stagnoj. Çështje të mëdha me shumë ndjenja të mëdha, mund të bëhen vetëm përmes bashkëpunimit mes vete. Jemi të gatshëm që ti zgjidhim çështjet e hapura bilaterale, andaj edhe filluam negociatat me Greqinë. Në planin ndërkombëtarë si çështje e parë ishte dhe zgjidhja me Bulgarinë, ne atë edhe e arritëm”, tha Zoran Zaev, gjatë debatit të sotëm për ndryshimet kushtetuese, sipas tij debati publik ka rol kolektiv që deputetëve tu bëjnë me dije se janë në drejtim të duhur ose jo. Për këtë arsye edhe i organizojmë debatet e këtilla, ku fatmirësisht marrin pjesë edhe një numër i madh i të rinjve.

“Me këtë Marrëveshje Maqedonia nuk do të ketë konteste bilaterale, Maqedonisë do t’i hapet rruga drejtë euro-integrimeve dhe nuk do të pengohet nga askush. Parlamenti evropian e ka pranuar identitetin tonë, ka lejuar që në atë parlament të mundtë drejtohemi në gjuhën maqedonase”, tha Zaev.

Loading...