Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të fushatës “Së bashku PËR Maqedoni evropiane”, dje ka ftuar qytetarët e Manastirit të dalin në referendum, pasi që kjo, sipas tij, do të sjellë fonde më të mëdha të Bashkimit Evropian (BE) për infrastrukturën, bujqësinë dhe arsimin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Do të rriten fondet e BE-së që do të investohen në infrastrukturën tonë. Do të ndërtohen rrugë të reja, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe çerdhe, për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, për të nesërme më të mirë për fëmijët tanë. Do të rriten fondet për bujqit. Më shumë mjete evropiane për subvencione, për të ardhura më të larta, prodhim më i mirë edhe për plasman për çmime më të mira. Ndihma e BE-së për Maqedoninë, arrin vlerën prej 260 mijë euro për ditë”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev i ka ftuar manastirasit që të japin përkrahje, që së bashku të krenohemi në flamurin e Maqedonisë, i cili do të valëvitet bashkërisht me flamujt e shteteve më të fuqishme të botës.

Të pranishmëve në Manastir u janë drejtuar edhe kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, regjisorja dhe aktorja Sofija Risteska, të cilët kanë folur për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Loading...