Pavarësisht se ndryshimet kushtetuese janë futur në procedurë parlamentare, kryeministri Zoran Zaev deklarohet i përmbajtur në pyetjet nëse shumica e nevojshme prej 2/3 është siguruar. I pari i organit ekzekutiv vlerëson se kjo do të vërtetohet gjatë procedurës. Zaev konfirmoi se edhe ai vetë ka biseduar me deputetët opozitarë, por duke mos shpjeguar se pse Qeveria vendosi për ndryshime kushtetuese derisa numrat e nevojshëm të paktën zyrtarisht nuk janë të sigurt.
Nëse më pyesni mua mund të besoj se kam shumicë mund të besoj se nuk kam. Mund të besoj se kemi por edhe nuk kemi, por në fund këtë do ta konfirmojmë dhe do të shihet. Nuk mundet askush të tregoj. Do të vërtetohet në momentin e votimit. Përmes debatit në Kuvend do të kemi mundësi të shohim dhe unë besoj se e kemi shumicën e nevojshme. Nuk do të lejojmë të rrënohet procesi. Nisma është kjo, ne kemi diskutuar me shumë deputetë madje edhe unë personalisht, por edhe deputetët mes vete dhe pamë që kemi një shumicë progresive e cila është motiv i mjaftueshëm që t’i hapim proceset ashtu siç bëri Qeveria- deklaroi Zoran Zaev.
Zaev hodhi poshtë zërat për blerje të votave ose për pazare me deputetët opozitar.
“Dua t’i përgënjeshtroj të gjitha spekulimet që deputetëve u kanë dalë mbi kokë për nuk di çfarë para ose situata të palakmueshme. E kam thënë nga fillimi që ky proces patjetër të ndodhë në atmosferë miqësore. Në atmosferë me përgjegjësi dhe vendosmëri për të ardhmen e vendit. Për mua çdo deputet është i rëndësishëm pavarësisht nga është, pushteti ose opozita, është maqedonas, shqiptar, turk, romë, vlleh. Zëri i tyre do të vendos të ardhmen e vendit”, theksoi Zaev.
Në rast se procesi bllokohet në Kuvend, në opsion mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Nëse ka sukses, super nëse jo le të më thotë dikush çfarë? Nëse ka ndonjë opsion përveç zgjedhjeve, unë jam i gatshëm të bisedoj”, shtoi ai.
Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në konstatimin e Qeverisë, theksi vendoset në 4 ndryshime thelbësore në nenet ku thuhet Republika e Maqedonisë shtohet “e Veriut”, ndryshimin e preambulës dhe përforcimin e vendimeve të KAÇKM-së, përcaktimi i qartë i kufijve të Maqedonisë dhe angazhimi i shtetit për qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë.

Loading...