Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe këshilltarja e Drejtësisë, Tanja Çaçarova – Ilievska sot realizuan takim me përfaqësues të policisë gjyqësore.

Policët gjyqësore, siç informoi një pres shërbim qeveritar, i janë falënderuar kryeministrit Zaev për pritjen dhe i kanë prezentuar sfidat me të cilat ballafaqohen në punën e tyre të përditshme.

Përfaqësuesit e policisë gjyqësore me kryeministrin Zaev janë pajtuar se është e nevojshme të sigurohet standard më i lartë dhe status social më i mirë për policinë, e cila i siguron gjykatat në Republikën e Maqedonisë.

“Qeveria të cilën e kryesoj unë, ka vullnet për t’i siguruar dhe ruajtur vlerat e punëtorëve të të gjitha profesioneve dhe veprimtarive dhe vlerësimin e tyre përkatës”, ka theksuar kryeministri Zaev dhe ka shprehur bindjen se përmes institucioneve do të angazhohet për standard më të mirë dhe tejkalimin e problemeve aktuale të përfaqësuesve të policisë gjyqësore.

Kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vlerësuar se i kushtohet vëmendje përkatëse për ngritjen e nivelit të profesionalizmit të të gjithë personave zyrtarë, përmes respektimit të standardeve përkatëse.

Loading...