Zaev: Referendumi do të mbahet në shtator

Referendumi për emrin e Maqedonisë do të zhvillohet më 23 ose 30 shtator ose më 7 tetor dhe qëllimi është që të përfundojnë të gjitha detyrimet e planifikuara deri më 15 janar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT.

Ai shpjegon se referendumi do të ketë një karakter të detyrueshëm, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me afatet për palën maqedonase Zaev thotë se qëllimi i vendosur është 15 janari.

Zaev shpjegon se pas Samitit të NATO-s më 12 korrik, debati mbi referendumin do të hapet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe pastaj do të ketë një periudhë prej tre muajsh për ndryshimet kushtetuese.

Zaev shpreh bindjen e tij se referendumi do të jetë i suksesshëm sepse “qytetarët tanë duan miqësi me Greqinë dhe duan integrim me BE dhe NATO” dhe i zbulon pyetjet e mundshme.

Loading...