Zaev: Shërbimet policore dhe të sigurisë t’i arrijnë shërbimet e Evropës Perëndimore

Pas të gjitha sfidave me të cilat u ballafaquan shërbimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), arritëm ta kthejmë funksionin kryesor të këtij shërbimi të jetë shtylla më e fuqishme e cila e garanton shtetësinë, thelb i sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë polici, mik dhe mbrojtës i qytetarëve, theksoi kryeministri Zoran Zaev në shënimin e sotëm të Ditës së Policisë së Maqedonisë, 7 Maji.

Qëllimi i ri, shtoi ai, është shërbimet policore dhe të sigurisë të arrijnë shërbimet profesionale të Evropës Perëndimore.

“Rezultatet tashmë po mbërrijnë, ndërsa do të mbërrijnë akoma më shumë nëse të gjithë faktorët shoqërorë forcat politike dhe qytetarët shikojmë përpara drejt së ardhshmes dhe jemi duke ndërmarrë obligim se së bashku do të bashkëpunojmë në zbatimin e vendimeve ligjore të cilat janë pjesë e reformës së madhe të institucioneve dhe shërbimeve në vendin tonë”, tha Zaev.

Është shumë e rëndësishme, potencoi ai, Maqedonia t’i profesionalizojë dhe t’i depolitizojë shërbimet dhe të ndërtojë sistem i cili do t’i sigurojë funksionet kryesore të policisë pavarësisht ndryshimit të pushtetit politik.

“Policia dhe MPB asnjëherë më nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike për mbështetjen e individëve në pushtet”, tha kryeministri Zaev.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paralajmëroi rritje të pagave të nëpunësve policorë prej 1 dhjetorit të këtij viti.

Në agjendën tonë janë proceset reformuese përmes së cilave, siç tha ai, MPB e kthen besimin tek qytetarët. “E reformojmë sistemin me ndjekjen e komunikimeve, e përforcojmë kontrollin e jashtëm mbi policinë, e intensifikojmë bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, lejojmë të jemi të kontrolluar dhe të kritikuar”, tha ministri.

Duke folur për dhunën e vitit të kaluar në Kuvend, Spasovski tha se autorët dhe kreatorët nuk guxojnë të mbeten pa u dënuar.

“Veçanërisht ata të cilët e keqpërdorën policinë dhe tentuan ta kthejnë kundër popullit të tyre”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Në stërvitjet demonstruse marrin pjesë 600 nëpunës policorë. Janë shpërblyer shtatë persona prej të cilëve tre të Drejtorisë së gjashtë, një pjesëtar i njësitit Alfa dhe tre të sektorit për sigurinë e pronave dhe personave.

Me heshtje njëminutëshe sot iu dhanë nderime të gjithë pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë të cilët e kanë dhënë jetën e tyre.

Loading...