Zaev: Synimi është që të dalin mbi 50 për qind e votuesve në referendum (Video)

Kryeministri Zoran Zaev sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Maqedonia sheh përpara: Është momenti që të kapet treni për BE”, e organizuar nga Instituti i Progresit për Demokraci Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, Zaev iu drejtua shumë pjesëmarrës, duke theksuar se kjo konferencë vjen në një kohë vendimtare dhe se është një mundësi e mirë për të përcjellë mesazhet e forta që Maqedonia ka shumë miq të rëndësishëm që janë të përkushtuar ndaj perspektivave të vendit tonë.

Zaev në moment foli edhe për përgjigjen “për” çështjen e referendumit më 30 shtator, duke nënvizuar se qytetarët do të marrin vendim në referendum për të konfirmuar ndryshimet që do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë.

Zaev tha se anketat tregojnë se shumica dërrmuese e qytetarëve mbështesin referendumin dhe se synimi është të arrihet pjesëmarrja mbi 50 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. /Telegrafi/

*Makfax

Loading...