Zaev takohet me Zvizdiç në Sarajevë

Zaev gjendet në Sarajevë me rastin e ceremonisë së zgjedhjes së 38-të të menaxherëve më të mirë, kompanive dhe personaliteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore të vitit 2018.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili gjendet për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), u takua në Sarajevë me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së.

Zaev gjendet në Sarajevë me rastin e ceremonisë së zgjedhjes së 38-të të menaxherëve më të mirë, kompanive dhe personaliteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore të vitit 2018.

Zvizdiç dhe Zaev shfrytëzuan rastin të takohen dhe të diskutojnë sërish për avancimin e marrëdhënieve tashmë të mira mes dy vendeve.

Më herët u mbajt një Forum Ndërkombëtar i Biznesit ku Bojko Borisov, kryeministri i Bullgarisë, u nderua me çmimin e Personalitetit Evropian të Vitit.

Ndryshe, Maqedonia është partnere e zgjedhjes së 38-të të menaxherëve më të mirë, kompanive dhe personaliteteve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, të organizuar nga Agjencia e Pavarur Evropiane nga Zenica.

Loading...