Propozimi buxheti i 2018’së i paraqitur nga Ministria e Financave javën e kaluar, duhet të miratohet nga Qeveria dhe më pas të dërgohet në Parlament, sipas kryeministrit Zoran Zaev, ky buxhet përfaqëson stabilizimin financiar për shtetin.

“Ky është një buxhet për stabilizimin financiar. Ne vazhdojmë me marrjen e kredive që do të mbështesim projektet e infrastrukturës. Por çfarë do të thotë stabilizimi, ne jemi përpara ngritjes së akcizës me naftë prej tre denarë, në mënyrë që të mbulojmë ato detyrime që janë të rëndësishme për qytetarët dhe jo vetëm huamarrje”, tha Kryeministri Zaev në debatin e mbrëmshëm në MTV të organizuara në kuadër të politikës qeveritare të llogaridhënies dhe transparencës në buxhetim në fazën e përgatitjes së saj para se të votohet nga Qeveria.

Kryeministri sqaroi se paratë do të shkojnë në shkolla, kopshte, biblioteka, për zhvillim të balancuar rajonal, investime kapitale, shëndetësi dhe arsim.

Sipas Zaev, me rritjen e akcizës në naftë, çmimi do të mbetet më i ulëti në rajon. Në Maqedoni është 0.8 euro cent, në Kosovë 1 euro, Serbi dhe Bullgari 1.2 eurocent. Me një rritje të akcizës, çmimi do të jetë 0.86 dhe sipas Kryeministrit ku përbën çmimin më të ulëti.

Projekt buxheti duhet të dërgohet në Parlament deri më 15 nëntor. Siç bën të ditur Kryeministri, mund të jetë të enjten në mbrëmje ose më së largu deri më 15 nëntor./Almakos

Loading...