Zaevi i mbron me arsye banale dy ministrat problematikë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk do të kërkojë dorëheqje nga funksionarët apo bashkëpartiakët e tij të cilëve iu ndanë miliona euro nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Sipas tij shkarkimi nuk do të ndodhë, pasi që i duhen njerëzit sepse “ua di kapacitetet”.

“Sigurisht se nuk do të kërkojë dorëheqje, sepse u tërhoqën. E para nuk e shkelin ligjin. Pse të kërkojmë dorëheqje? Nëse kërkojmë ashtu dorëheqje, më pas duhet të mendojmë se ku të gjejmë njerëz që t’i angazhojmë në Qeveri. Më duhen këta njerëz, ua di kapacitet”, tha Zaev.

Ndërkaq dje drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski ka deklaruar se do t’i pyes ndërmarrjet se a kanë pronarë me funksione publike.

Despotoski ka thënë se ata që brenda 15 ditëve do të deklarohen për këtë çështje, sërish do t’i nënshtrohen kontrollit nga komisionit i cili do të vendos se a i kanë plotësuar kushtet e tenderimit dhe a është vërtetuar konflikt i interesit.

Ndryshe në opinion u përfol shumë rreth shpërndarjes së parave shtetërore në konkursin e Fondit. 160.000 euro nga Fondi për inovacion ka fituar “Kast Invest”, kompani në të cilën zëvendëskryeministri Koço Angjushev është bashkpronar. 162.000 euro kanë shkuar edhe për deputetin e LSDM-së, Hari Lokvenec, i cili është aksionar në shtëpinë botuese “Ginis” nga Prilepi. Angjushev dhe Lokvenec pastaj i ka ftuar partnerët që të heqin dorë nga paratë shtetërore.

Loading...