Zaevi nuk i prekë rrogat e deputetëve, nuk ndryshon vendimi i Gruevskit

Qeveria e Nikolla Gruevskit në vitin 2011 ka shkurtuar pagat e deputetëve për tridhjetë për qind në
kuadër të masave për zbutjen e pasojave të krizës finansiare.
Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, thotë se Gruevski me vendim qeverie ka ulur pagat e të
zgjedhurve të popullit, ndërsa nga ana tjetër ka vjedhur miliona taksa të qytetarëve, përmes
provizioneve nga investimet e shtrenjta dhe joproduktive.
““Qeveria e kaluar nuk i ka ulur shpenzimet rrugore, por vetëm i ka ngrirë rrogat e
deputetëve. Ne si grup parlamentare për herë të parë u angazhuam që të ulim shpenzimet
rrugore që të rregullojmë qartë dhe saktë mënyrën e pagimit të kompensimeve që u
takojnë deputetëve”- tha deputeti Tuntev.
Deputetja e PDSH-së, Merale Ferati, thotë se zvogëlimi i pagave të deputetëve për 30% në mënyrë
loligjore cënon parimin demokrarik të ndarjes së pushteteve duke e vënë në pozitë varësie pushtetin
ligjvënës ndaj atij ekzektuiv.
“Deputetët marrin më pak rrogë për 30 perqind në mënyrë antiligjore, me vendim të
Qeverisë. Parlamenti përvç rolit ligjevënës ka edhe rol mbikëqyrës, rol i cili duhet të
përforcohet në kuadër të sistemit të ndarjes demokratike të fuqisë, me qëllim që të bëhet
si institucion më transparent. Këtë pa dyshim e garanton pavarësia e Kuvendit. Asnjë
vendim nuk mund të jetë mbi ligjin!!!”- tha deputetja Ferati.

VMRO-DPMNE opozitare nuk ka dashur të komentojë uljen e rrogave të deputetëve nga ish qeveria e
Gruevskit.
Qeveria e re nuk ka një përgjigje nëse do të korigjojë vendimin e ekzisutivit të kaluar. Shërbimet e
saj thanë se kompetent për t’u përgjigjur për këtë çështje është Ministria e Financave, sepse masat
për uljen e rrogave të deputetëve ishin sjellë në fuqi me arsyetimin se një gjë e tillë bëhet për
zbutjen e krizës financiare në vend.

Loading...