Zahir Beqiri: Ibrahimi më bëri ofertë prej 1 milion eurosh që të pranoj se bashkëpunoj me Zaevin!

Sot u mbajt seanca dëgjimore ku te pandehurit Zahir Beqiri dhe vëllai i tij Imer Beqiri folën para gjykatëses, Gordana Spirovska . Zahir Beqiri tha se tre muaj pasi që ishte ne paraburgim nga data e arrestimit 18.12.15 zëvendës ministri i Punës dhe Politikes Sociale, Ibrahim Ibrahimi i ka bëre një ofertë prej 1 milion eurosh qe të pranoj se bashkëpunon me Zaevin për materialet e përgjuara dhe falsifikimin e letërnjoftimeve.

Ndërkohë tre të punësuar në MPB në mënyrë të paligjshme janë futur me kamerë në seancë, mirëpo pala mbrojtëse ka reaguar ashpër dhe gjykatësja Gordana Spirovska i ka urdhëruar të punësuarit e MPB që menjëherë të ndalin së incizuari dhe t’i fshijnë incizimet.

Loading...