Zaoralek: Ballkani nuk guxon të destabilizohet

Ministri çek i Punëve të Jashtme, Lubomir Zaoralek sot deklaroi se stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi kyçe.

“Ballkani nuk guxon të destabilizohet, ky është interesi ynë i përbashkët”, deklaroi Zaoralek me rastin e formimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor, dokumenti themelues i të cilit u nënshkrua sot n[ë Pragë, në kuadër të takimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Katërshes së Vishegradit (Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Pllonia).

“Pres që fondi të kontribuojë drejt kësaj dhe të bëhet element kyç për bashkëpunimin rajonal”, shtoi Zaoralek, duke shtuar se ai është formuar sipas shembullit të Fondit të Vishegradit, i cili prej vitit 2000 nxitë bashkëpunimin e V4 në sferën e kulturës, shkencës dhe arsimit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Praga, Zaoralek deklaroi se vendet e V4 kanë donuar mjete në Fond, por nuk e kumtoi shuma konkrete.

Nënkryetari i Komisionit evropian, Frans Timermans, në fjalimin e vet theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është me rëndësi ekstreme.

Mu integrimi i vendeve pjesëmarrëse në Samitin evropian të Pragës (SEP) u mbështet në deklaratë të përbashkët.

U pranua edhe deklarata e cila ka të bëjë me krizën e emigrantëve, e cila sipas Zaoralek duhet të zgjidhet urgjentisht në suaza të BE-së, por edhe në bashkëpunim me vendet fqinje.

Grupi i Vishegradit gjithashtu arriti marrëveshje për krijimin e rrjetit të koordinatorëve, të cilët do të përkushtohen në bashkëpunimin në sferën e ndihmës humanitare dhe të tjera për Ballkanin perëndimor.

Fondi për Ballkanin Perëndimor paraqet hap konkret drejt bashkëpunimit të përforcuar rajonal të Maqedonisë,. Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe Malit të Zi dhe me të vitin e parë do të kryesojë Tirana.

Fondi i Vishegradit është organizatë ndërkombëtare me seli në Bratisllavë, të cilin e financojnë katër anëtare, Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria). Qëllimi i fondit, të cilin në mënyrë të barabartë e mbushin anëtaret, është të ndihmojë dhe të prkmovojë zhvillim dhe bashkëpunim më të afërt ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve në rajon, si dhe ndërmjet vendeve të V4.

Loading...