Masakra me trë të vrarë në Dibrënm e Madhe duket se është zbardhur nga policia e vendit fqinjë.

Mediat në Maqedoni raportojnë se Amid Pocesta, 55 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije, 53 vjeç dhe vajza së tyre 14-vjeçare, Anila Pocesta janë ekzekutuar për shkak të një konflikti pronësie.

Autori dyshohet të jetë burri i motrës së Amid Pocestës, me iniciale R.F., i cili është në kërkim nga policia maqedonase.

Mediat raportojnë se shkak i krimit është konflikti për një rrugicë që lidhte dy banesat.

Sipas raporteve paraprake, kunati i Amid Pocestës, njëkohësisht fqinj i tij, ka shkuar mbrëmjen e së dielës në banesën e familjes Pocesta dhe ka ekzekutuar tre pjesëtarët e familjes që sapo kishte mbërritur nga Italia për të kaluar pushimet në Dibër.

Tre anëtarët e familjes Pocesta janë gjetur pa jetë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni.

Loading...