Të pranishmit në një qendër tregtare në Kent të Anglisë, ikën përjashta me vrap pasi dëgjuan një krismë të madhe, gjë që doli të jetë diçka krejtësisht e pafajshme.

Por, fakti që dikush bërtiti ‘bombë, bombë’ i frikësoi ata edhe më shumë, duke bërë që të nisen me nxitim në drejtim të dyerve emergjente, transmeton Telegrafi.

Numri i madh i njerëzve, bëri që të krijohet stampedo në disa dalje, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Në anën tjetër, krisma nuk ishte asgjë më shumë se një tabelë metalike, që u përplas në dysheme prej pjesës së jashtme të një restoranti.

Policia ka bërë të ditur se ‘nuk ka asgjë për shqetësim’, teksa qendra tregtare po vazhdon të funksionojë si gjithmonë. /Telegrafi/

Loading...