Një tjetër vajzë, mes të njohurave të ekranit, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, dhe ajo është moderatorja e “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” dhe vajza e motit në “Abc News”, Floriana Garo.

Ish ­missi, tregojnë të njohur të saj të afërt, i ka dhënë fund fejesës 5­ vjeçare me milionerin Tedi Ngjela. Revistat dhe portalet online kanë dhënë lajmin këtë javë për këtë ngjarje në jetën e Floriana Garos, por pa specifikuar arsyet se çfarë ndodhi që Garo i jep fund një marrëdhënie kaq të konsoliduar në jetën e saj private, histori dashurie për të cilën u detyrua të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës vite më parë. Pas publikimit të lajmit, nuk ka reaguar as Floriana dhe as Tedi për të sqaruar më shumë rreth ndarjes, dhe se çfarë ndodhi që i dhanë fund. “Panorama Plus” shkruan se burime të sigurta pranë çiftit kanë dëshmuar se ata kanë gati 6 muaj të ndarë, dhe shkak për krizën e tyre në çift është bërë puna në lëvizje e Florianës për xhirimet e rubrikave të “Jo vetëm modë”, pjesë e së cilës ishin dhe udhëtimet

jashtë vendit. Ndaj këtij profili të hapur dhe të zgjeruar të punës së saj, gjithmonë në kontakt me njerëz të rinj dhe të pasur, ka reaguar Tedi, i cili ka shfaqur shenja xhelozie. Pasi nuk kanë mundur të zgjidhin mosmarrëveshjet me mirëkuptim, pas disa muajve në krizë fejesa duket se ka përfunduar në ndarje. Në profilin e saj në Facebook të ditëve të fundit, Floriana ka postuar foto ku shfaqet e lumtur për të dëshmuar se nuk po e vuan aspak ndarjen, edhe pse Tedi ishte partneri që e shihje gjithmonë pranë saj. Por, duke iu referuar përsëri miqve të çiftit, thuhej se edhe Floriana bëhej xheloze për Tedin dhe miqësitë që kishte me femra, por që askush nuk di të specifikojë nëse ishin mikesha apo diçka më shumë.

Bashkë me rritjen profesionale si personazh televiziv, Floriana në vite shfaqej gjithmonë në krah të të fejuarit, i cili e mbështeste dhe i qëndronte pranë jo vetëm moralisht, por edhe ekonomikisht. Prej vitesh Floriana ishte pranuar si nusja e familjes Ngjela, dhe shpesh kalonte pushimet me familjen e tij. Ndërkohë që në planet e tyre në çift ishin ceremonia e martesës dhe sjellja në jetë e fëmijës së parë. Meqenëse ne nuk arritëm të marrim një prononcim nga asnjëri prej protagonistëve, lajmi i ndarjes duhet marrë me rezervë. Ndërkohë, nga burimet tona brenda televizionit Klan ku punon Floriana, na tregojnë se pikërisht mbrëmë, në kulmin e thashethemnajës për ndarjen e çiftit (pasi të tillë mbeten deri sa ata të dy të flasin), dikush i ka sjellë Florianës në televizion një tufë të madhe me trëndafila me dy ngjyra. Nuk dihet se kush mund të ketë qenë, por mbi të gjitha autori i kësaj dhurate, është e sigurt që ka dashur që kjo gjë të bëhet publikisht, pasi thjesht mund t’ia dërgonte në shtëpi. Mund të jetë një familjar i Florianës, ndonjë admirues, apo vetë Tedi? Presim ditët në vazhdim për të mësuar të vërtetën. /Panorama

Loading...