Gazeta e njohur greke “Kathimerini” ka nxjerrë sot detaje për involvimin rus në çështjen e emrit. Gjithçka që ka të bëjë bazohet në largimin e dy diplomatëve rus për ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë.

Në shkrim thuhet se diplomatët rus jo vetëm që janë përpjekur që të korruptojnë përfaqësues të kishës dhe të autoriteteve lokale në përpjekje për ta varrosur marrëveshjen për emrin mes Athinës dhe Shkupin, por edhe janë përpjekur që të infiltrohen në shërbmin sekret grek dhe në forcat e armatosura në vend. Sipas njohurive të “Katimerinit”, janë bërë përpjekje që të korruptojnë ish spunë dhe përfaqësues të armatës.

Sipas burimeve qeveritare, përpjekjet e Rusisë që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në Greqinë e veriut kanë filluar përpara një kohë të caktuar dhe në to ka marrë pjesë një grek, i cili është emigruar pash shpërbërjes së Këshillit të Bashimit. Krijimi i grupeve kulturore dhe aktiviteteve tjera kanë qenë një pjesë e aktiviteteve, të cilat, sipas Moskës, do ta shkatërronin Marrëveshjen për Emrin, shkruan gazeta greke.

Ende nuk dihet se çfrë masa do të ndërmarrë Rusia si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve, thekson “Katimerini” dhe shton se ajo është njëra ndër krizat më të mëdha diplomatike në periudhën e fundit.

Loading...