Profesori britanez Najxhel Bendred ka zbuluar rezultatet e hulumtimit lidhur me efikasitetin e përdorimit të kombinuar të dy ilaçeve me emrat Herceptin dhe Lapatinib. Rezultatet janë pezantuar në Kongresin botëror të luftës kundër kancerit në gji, që mbahet në Amsterdam. Këto rezultate sjellin një lajm të mirë për mbarë botën, sepse kanë treguar se në disa raste përdorimi i kombinuar i këtyre dy barnave shëron kancerin për 11 ditë pa kimoterapi. Këto dy ilaçe përdoren vecmas edhe tani, mirëpo hulumtimi i mbështetur nga Qendra britanike për luftë kundër kancerit në gji tregon se sherimi me këto ilaçe është atraktiv edhe për shkak se pas shërimit nuk ka më nevojë as për terapi e as për operacion.

Loading...