Avokati Elenko Millanov kërkoi sot largim të prokurores Katica Janeva në rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë deputeti i BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Guri.
“Katica Janeva si qytetare e republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzuese e mjeteve buxhetore mund të konsiderohet si e dëmtuar në procedurën konkrete. Lidhur me këtë lëndë është përgatitur urdhër për ndërprerje të procedurës hetimore ër blerim Muharremin dhe Qani Toçin, të cilët më pas janë bë dëhsmitarë. Me ndërprerjen e kësaj procedure lindin dyshime serioze për paanshmërinë gjatë veprimit në lëndën konkrete”, theksoi avokati Millanov.
Prokurori Gavrill Bubevski nga ana tjetër tha se kërkesa është e pamjaftueshme dhe kërkoi që ajo të refuzohet.
“Kur është miratuar Liji për Prokurorinë Speciale Publike, ligjëvënësi për shkaqe që i din vetë, e ka hedhur poshtë mundësinë për largimin e prokurorit special publik. Për këtë arsye, nuk ka kush mundet të vendosë lidhur me këtë çështje, respektivisht nuk ekziston organ kompetente që mund ta largojë”, ishte decid Bubevski, shkruan fokus.mk.
Gjykatësja Olja Ristova dha pauzë që këshilli të mund të vendosë lidhur me kërkesën e parashtruar. Në këtë rast të akuzuar janë dy funksionarë të BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Guri.
Guri para gjykatës tha se nuk ka nevojë për përkthyes, kurse Halimi kërkoi përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe.

Loading...