Rama

Është zbardhur dëshmia e plotë e Kryeministrit Edi Rama përpara prokurorëve Adnan Xholi dhe Blerim Tominaj kur u thirr të dëshmonte për çështjen “Doshi”.

Dëshmia prej 3 faqesh është publikuar nga portali “syri.net” dhe ku Rama thotë se Doshi pasi i ka treguar skenarin që po përgatitej për ta vrarë i ka kërkuar që të largohej Prokurori i Përgjithshëm, por që siç thotë Rama ai e ka refuzuar.

“Toma më tha se kjo punë duhet të fillojë nga Prokurori i përgjithshëm. Unë e pyeta se donte të thoshte. “më tha ta plasim dhe ta heqim Prokurorin e përgjithshëm në parlament. Te kjo fjali e Tomës i thashë “të lutem të mos shkojmë në këtë vijë pasi num mund të nisem unë nga fjalët e një ordineri që të thotë ty se paska marrë lekë për të të vrarë dhe të filloj luftën me Prokurorin e Përgjithshëm”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka zbuluar edhe detaje nga një takim që Rama, Meta, Tahiri dhe Doshi kanë zhvilluar në Durrës për këtë çështje.

“Unë, Iliri Saimiri dhe Toma jemi takuar në Durrës te lokali i rezidencës qeveritare. Për hir të së vërtetës, Kryetari i Parlamentit ishte shumë i shqetësuar pasi njëlloj si unë mendonte që kjo ishte një intrigë dhe të them të drejtën as unë dhe as Kryetari nuk dyshuam që kjo ishte e vërtetë, por që këtë akt ata që po e organizonin donin ta shfrytëzonin për të godit mazhorancën duke ngarkuar me përgjegjësi Kryetarin e Kuvendit. Ndërkohë nga Toma ka dalë se donin të vrisnin dhe Mhill Fufin, gjë për të cilëm Ministri i Brendshëm ishte tërësisht i ftohtë në gjithë këtë histori. Në ato momente krijonte një dyzim shumë të fortë ideja e përfshirejes së Mhill Fufit se dukej silur rriste besueshmërinë e skenarit sepse lidhte Tomën me Mhillin me sebepin e hakmarrjes së Kryetarit të Kuvendit lidhur me të shkuarën. Pra Tomën do e vriste duke u hakmarrë për videon e Dritan Priftit kurse Mhillin për vrasjen e një militani në Laç”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka thënë para prokuroreve se ishte vënë në dijeni që Doshi i kishte marrë dëshminë Durim Bamit me pistoletë te koka.

“Toma më tha se i kishte ndenjur me armë te koka, pasi vetë personi kishte problemin që ata të tjerët do thonin që i kishte shitur te Toma dhe do ta vrisnin. Toma më tha që këta njerëz janë me karakter dhe nuk mund të pranojnë të rrëfehen”, mbyllet rrëfimi i kryeministrit Rama në prokurori.

Loading...