Dy rep artistët e njohur, Gashi dhe Ledri Vula ka kohë që kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

Dueti titullohet “That’s Mine” dhe pritet të publikohet me videoklip, i cili është realizuar në Kosovë.

Tashmë është bërë e ditur data e publikimit të këtij projekti dhe është më 20 dhjetor të këtij viti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, shkruan rtv21.tv

“That’s Mine” feat @ledrivula 20 dhjetor”, ka shkruar artisti në videon e publikuar.

Ky është edhe bashkëpunimi i parë i dyshes dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Gashit është “No Face No Case” në bashkëpunim me Giggs, ndërsa i Ledri Vulës është “Nasty Girl” në bashkëpunim me EAZ dhe Xen./21Media

Loading...