Zbulohet identiteti i kirurgut të plagosur, sulmuesi është shqiptar?

“Lajm” ka arritur të zbulojë identitetin e kirurgut të plagosur sot paradite në spitalin Nënë Tereza në Shkup. Bëhet fjalë për mjekun L. Ognjenoviq (41) nga Shkup, kirurg abdominal. Në ndërkohë është zbuluar edhe identiteti i sulmuesit dhe nga mediumet bëhet e ditur se ai është shqiptarë.

Sipas mediumeve, ai është revoltuar për shkak të vdekjes së nënës së tij në repartin e kirurgjisë abdominale dhe është futur në zyrën e mjekut, duke shtënë disa herë ndaj tij, me ç’rast e ka plagosur në këmbë.

Loading...