Zbulohet një poemë e panjohur e Fernando Pessoa

“Secila fjalë e thënë është zëri i një të vdekuri”. Kësisoj janë vargjet që nisin këtë poemë të gjetur nga një avokat brazilian, që është edhe ekspert bibliofil.

Zbulimi i një poeme të panjohur nga Fernando Pessoa ka surprizuar fushën e letërsisë në Portugali, me lajmin që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik.

“Secila fjalë e thënë është zëri i një të vdekuri”. Kësisoj janë vargjet që nisin këtë poemë të gjetur nga një avokat brazilian, që është edhe ekspert bibliofil. Pra nuk ka dyshim në këtë gjetje, pasi ai që e ka gjetur, Jose Paulo Cavalcanti, ka botuar vetë një biografi të autorit të madh Pessoa.

Bëhet fjalë për versionin final të një poeme që është botuar në vitin 2005. Gjetjen e poemës e kanë konfirmuar edhe dy studiuesit më të mëdhenj të punës së autorit, Richard Zenith dhe Jeronime Pizarro.

Pessoa ishte shkrimtar, kritik letrar, filozof e përkthyes, ndër më të mëdhenjtë e letërsisë nga Portugalia. Ai shkroi edhe në anglisht e frëngjisht.

Pessoa është inspiruar nga emrat si Shekspiri, Shelley, Milton, Charles Baudelaire, Mallarme francez etj.

ULIKSI

Ç’është miti? Asgjëja që është gjithçka!
Është i njëjti Diell që përhapet qiejve –
Mit drite i heshtur –
Trup i gjallë i Zotit,
Por edhe i vdekur dhe lakuriq!
Uliksi që përherë bujti
Njësoj si të mos qe i pranishëm
Edhe pa ekzistencë qe krejt i mjaftueshëm
Erdhi për të mos qenë i ardhur
E na krijoi!
Kështu miti ndërfutet
Në realitet, duke e pllenuar,
Pastaj gjithçka rrjedh
Në uljen e jetës
Pjesa e asgjësë vdes!

Loading...