Zbulohet sekreti i flokëve të Trumpit

Sekreti i flokëve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së fundmi është zbuluar nga mjeku i tij. Estetika e presidentit është një nga më të veçantat. Flokët e Donald Trump janë flokët më të çuditshëm që kemi pare, të cilat në kokën tonë na krijojnë mjaft pikëpyetje.

Por tashmë e kemi një përgjigje nga mejku i tij. Dr Harold N. Bornstein është mjeku i Donald Trump për 37 vjet. Presidenti ndjek një trajtim të veçantë për mos rënien dhe shëndetin e flokut.

Fillimisht trajtimi shërbente për të trajtuar problemet me prostatën, por që kishte si efekt trajtimin e rënies së flokëve të meshkujt. Madje edhe vetë doktori e merr këtë bar që quhet “finasteride” duke dhënë garanci për efikasitetin e tij për rritjen e flokëve.

Trajtimi zgjat për 6 muaj por nga tjetër jep efekte anësore, si konfuzion mendor dhe mosfunksionim të mirë të marrëdhënies seksuale.

Loading...