Portali Sudstvo.mk ekskluzivisht ka publikuar aktpadinë për rastin me dhunën në Kuvend ku mund të shihen detalisht skanari dhe rrjedha e këtij rasti, shkruan Fakte. Sipas dokumenteve të prokurorisë, Aleksandar Vasilevski Ninxha, së bashku me një truproje të Gruevskit kanë mobilizuar 68 persona të dhunshëm të cilëve u kanë dhënë udhëzime. Ata në një lokal në kej u kanë shpërndarë maska për kokë.
Në aktpadi nuk precizohet kush ishte personi nga Austria i cili nga numër telefoni në pronësi të qeverisë u lujmërua dhe dha instrukcione për dhunën.
Ndryshe, atë ditë ish kryeministri Gruevski gjendej jashtë vendit./FAKTE.Net

Loading...