Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp në lidhje me ndryshimet e emrit, pra për emrin e ri Republika Maqedonia Veriore, deklaroi se qytetarët nuk do të kenë harxhime shtesë për ndryshimin e dokumenteve të tyre.

Ata do të ndërrohen kur do të kalojë afati i tyre, ndërsa qytetarët nuk do të kenë harxhime shtesë për dokumente të reja.

“Vetë marrëveshja do të jetë me etapa dhe zbatimi i saj është paraparë për pesë vitet e ardhshme dhe në mënyrë paralele me fazat e negociatave për anëtarësim në BE.”, tha Boshnjakovski/Telegrafi/

Loading...