Kompania farmaceutike Zegin eshte sponsor kryesor i Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Kongresit II Mbarëshqiptar të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente e cila mbahet në Ohër, raporton TetovaSot.

Kjo konferencë ka tubuar gjithë profesorët dhe specialistët mjekësor të fushës së kirurgjisë dhe teraumës. Drejtori gjeneral i kompanisë Zegin Bllagoja Mehanxhiski falenderoi të pranishmit për bashkëpunimin në fushën e mjekësisë si dhe u shpreh se të gjithë duhet të shtrijnë dorën e humanitetit veçanërisht në zhvillimin e punimeve shkencore të mjekësisë.

Ndryshe kjo konferencë është organizuar nga Universiteti i Tetovës e cila do zgjas tre ditë ku shumë profesorë do të prezentojnë të arriturat shkencore në fushën mjekësore./TetovaSot/

Loading...