Intervistat e fundit në televizione të ndryshme të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, aq më tepër kur disa prej këtyre intervistave të shumta që ai i jep edhe në televizione shqiptare duke folur për cështje të ndryshme politike te qëverisjes së tij, nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe nga figura politike gjithandej.Në këtë vijë ka reaguar edhe deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri.Ai i është drejtuar ish kreut të Qeverisë së Maqedonisë me disa pyetje që kanë të bëjnë me kohën e qeverisjes së tij në raport me shqiptarët transmeton Faktiditor.ch.
Muhamed Zeqiri është shprehur se Gruevski ka qenë në emisionin në Alsat, në Klan Kosova dhe mbetet ditëve të ardhshme të jetë edhe në televizione në Shqipëri për t’a dëgjuar dhe parë se sa ai i don shqiptarët.
Zeqiri ka thënë se ish kryeministri ka harruar kur ka kërkuar në qeverisjen e tij Maqedoni të pastër dhe duke ia përmendur edhe rastet e Kumanovës, Vrasjen e Harun Aliut, Monstra dhe shumë të tjera./Faktiditor.ch/

Loading...