“Ne nuk ulemi me njerëz që nuk janë të nivelit tonë”

Ky ishte sqarimi i Kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi, për të mos marr pjesë në emisionin Click Plus. As ai, e as ndonjë përfaqësues i kësaj bashkësie nuk erdhi për të dhënë përgjigje për pyetjet e deputetit të LSDM-së Muhamed Zekiri.

Pas pyetjeve të parashtruara në kuvend, Zekiri akuzat drejt BFI-së nuk i ndali as në Click Plus. Ai edhe njëherë theksoi rritjen e çmimit për haxhilerët, për vizat, për vënien në hipotekë të vakëfeve të BFI-së, për keqpërdorimet në medrese, si dhe shumë akuza të tjera.

Zekiri po ashtu akuzoi Sulejman Rexhepin se shantazhon njerëzit dhe tha se ai e ka familjarizuar BFI-në, duke shkelur të gjitha ligjet.

“Krerët e bashkësive fetare qoftë Bashkësia Islame, qoftë Kisha Ortodokse apo Kisha Katolike, nuk mund të sillen këtu si kapadaji dhe të mendoj se ai është i paprekshëm dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Ku është logjika nëse ti, unë, tjetri hap një kompani, ke të drejtë ligjore të mos paguash kontribute? Nuk ke! Do të thotë ky person deri sa ka qenë në krye ka qindra imam që flasin që tregojnë se nuk u janë paguar kontributet”, u shpreh Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së.

Megjithatë nga BFI-ja nëpërmjet një kumtese e cilësuan shpifës deputetin Muhamed Zekiri, duke thënë që ai nuk është i nivelit të Reisit për të debatuar.

“Në emisionin tuaj debativ do të jetë edhe personi, i cili nga ne është i paditur si shpifës, dhe është dënuar njëherë nga organet e drejtësisë, andaj ne nuk dëshirojmë që edhe kësaj radhe t’i japim shansin për tu rehabilituar, siç e rehabilituam edhe më parë pas intervenimit të miqve e shokëve tanë. Ne si institucion, konsiderojmë se ky shpifës nuk e meriton vëmendjen tonë, përderisa nuk del të kërkojë falje nga ne si BFI dhe nga Reis Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi”, thanë nga BFI.

Nënkryetari i LSDM-së tha se politika nuk përzihet në punën e BFI-së, por shteti ka ligje që duhet respektuar.

Loading...