Pas përfundimit të javës së tretë në Superligën e Kosovës, priten ndryshime në stafin teknik të skuadrave.

Ballkani mbeti pa trajner, pasi Bekim Shotani dha dorëheqje pikërisht pas humbjes nga Feronikeli.

Por edhe klubi nga Drenasi pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik.

Drejtuesit e Feronikelit nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit Sulejman Starova.

Kryesia e klubit është në bisedime me trajnerin tiranas për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.

Zekrija Ramadani sa ishte pjesë e Feronikelit

Ndërkohë burime të Telegrafit të afërta me klubin kanë konfirmuar edhe pasardhësin e Starovës në Drenas.

Pritet të jetë një rikthim tek klubi bardh e gjelbër, pasi Zekirija Ramadani do ta marrë drejtimin e klubit.

Palët kanë arritur marrëveshje dhe brenda javës Ramadani pritet të zyrtarizohet te Feronikeli.

Në tri ndeshjet e para në Superligë, Feronikeli ka grumbulluar pesë pikë duke marrë dy barazime dhe një fitore.

Loading...