Histori

Zeqir Gërvalla, poet i ribashkimit kombëtar

zeqir

Krahas shpërndarjes së idealit te gjeneratat e së ardhmes, hapi rrugë, që të tjerët të frymëzohen me këto ideale, ku në saje të kësaj gjenerate u arrit të krijohen formacionet e para ushtarake madje dhe vet UÇK-ja

Shkruan: Kadri Gërvalla-Autor i librit

– Mora për sipër të bëja një libër për njeriun e sakrificës, të përkushtimit, të dijes dhe mbi të gjitha të një njeriut human dhe të dashur, ku dhe shpesh viktimë për një çështje madhore, që për të ishte liria dhe etnia. Virtytet e personalitetit të Zeqir Gërvallës, përbëjnë një thesar edukimi patriotik e atë politik, në rrugën drejtë bashkimit kombëtar. Kjo lë të kupton, se jo vetëm për brezat e sotëm po edhe për brezat e ardhshëm të kombit tonë, Shqipërisë Etnike. Ne edhe po deshëm t’i shmangemi, padashje, emrit të poetit Zeqir Gërvalla, koha nuk do të na lejonte; vitet, historia vet do të fliste për peshën e rëndësisë që ka ky njeri, për gjithë etninë, Dardanin e lashtë. Si të mos flet koha vet, për atdhetarin, poetin, njeriun e fjalës? Mbase, krenar, shokë e luftëtar i lirisë; anëtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, me shokët: Adem Demaçin, Fazli Graiçevcin, Shaban Shalën, Rexhep Elmazin, Azem Beqirin, Selman Berishën e shumë të tjerë që ishin bërë mish e thua për atdheun Shqipërinë e bashkuar. Ishte një gjeneratë e cila mori përsipër, me guximin e tyre, një rrugë të vështirë, me sfida të mëdha deri te ajo jetë a vdekje kur ishte në pyetje atdheu i tyre. Atë e bëri gjenerata e lavdisë në krye me bacë Adem Demaçin, njeriu shëmbëlltyrë se si duhet të luftosh për atdhe, andaj këtë rrugë ndoqën Zeqir Gërvalls më shokë dhe lanë pas vizionin e tyre të qarta se si duhet bërë luftën të dinjitetshëm për atdhe. Mirëpo, krahas shpërndarjes së idealit te gjeneratat e së
ardhmes, hapi rrugë, që të tjerët të frymëzohen me këto ideale, ku në saje të kësaj gjenerate u arrit të krijohen formacionet e para ushtarake madje dhe vet UÇK-ja. Zeqir Gervalla jo rastësisht e gëzon epitetin e një luftëtari shëmbëlltyrë nga që gjenet e tija rrjedhin nga një familje atdhedashëse. Qysh si fëmijë përjetoj, madje dhe mësoj nga vuajtjet e popullit dhe nga historia gojore se kush ishin përbindëshit e atdheut të tij. Zeqirë Gërvalla u lind më 15 maj 1942 nga nëna Ajshe dhe babai Bajram, i njohur si mixha Behë,në fshatin Lupç i Poshtëm të Llapit. Shkollën fillore e mbaroj në vendlindje dhe në Breznicë, normale mbaroj në Prishtinë dhe Mitrovicë, kurse Fakultetin Filozofik, dega gjuhën dhe letërsinë shqipe mbaroj në Universitetin e Prishtinës. Njeriu i sakrificës, jo vetëm që ishte bërë halë, në sy të pushtetit pushtues, po dhe ishte bërë sinonim i lirisë dhe i bashkimit kombëtar, e mu për këtë me 8 qershor 1964 Zeqir Gërvalla burgoset nga UDB-ja Jugosllave dhe dënohet me 12 vjet burg të rëndë, si bashkorganizator i LRBSH-së, në krye të së cilës ishte Adem Demaçi. Si i ri përjetoi tortura fizike e psikike më çnjerëzore, por kurrë nuk e ndali frymën e qëndresës stoike në jetën dhe në poezinë e tij – për liri dhe ribashkim kombëtar Të flasësh për atdhetarin, Zeqir Gërvalla, është krenari, kjo krenari sikur dhe të obligon që për çdo fjalë të thënë, sidomos në atë të shkruar, nga që frika të kaplon se a po e thua të tërën, apo mos po lë diçka pa thënë, gjë që jo vetëm me një libër kujtimesh, por edhe shumë të tjera biografike nuk do të mundin ta
përshkruanin në tërësi veprimtarin dhe heroizmin e ti, atdhetar dhe atë krijuese. Po të paktën për brezat e ardhshëm po ju ofrojmë një libër nismëtar për shkencëtarët dhe hulumtuesit e ardhshëm të gjejnë atë se çfarë u ka munguar në literaturën e tyre dhe në të ardhmen t’i qasen me përkushtim poetit të ribashkimit ,Zeqir Gërvalles. Megjithatë përndjekjeve dhe ndalimin e fjalës së lirë, që i bënte pushteti i kohës, kurrë poeti, Zeqir Gërvalla, nuk ju gjunjëzua, po as kurrë nuk e la pende dhe të shkruarit. Atë e kishte armë më të fuqishëm kundër armikut, kundër së keqes, e në anën tjetër e tjerrte mirë dashuri ndaj Mëmëdheut, popullit, njerëzve liridashës. Që nga vitet e ’70-ta emri dhe poezia e tij ishin të ndaluara për shtatëmbëdhjetë vjet; po penda e tij shkruante dhe s’ndalej kurrë, shpërfaqej në popull si bletë me mbi dhjetë pseudonime, si: Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanëmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malësori, Zgjimi, Zegeli etj. ku poezitë e Zeqir Gërvalles janë përkthyer edhe në gjuhën rumune, arabe e atë angleze. Shkrimtarët janë heronj të gjallë të popullit, ata armë patën vetëm lapsin, ku e pushtuan botën, e kundërshtuan armikun, e ngritën zërin për kryengritje gjer në fitore. . Ndërsa vepra e poet të anatemuar, Zeqir Gërvallesj filloj ta shohin dritën pas viteve 1990, ku deri më tash botoi këto vëllime poetike: “Prania e sfinksit”, Rilindja”, Prishtinë 1990. “Det e moçal ballë për ballë” Asdreni Shkup 1993. “Daullet e pranverimit” Renesanca, Prishtinë 1994. “Në rrugët e dritës” Gazeta Rilindja Prishtine 1998. “Ekspozita e Mëmëdheut” Rilindja Prishtine 1998. “Lulëzimi i rrënjës” Dea, Prishtinë 2000. “Me Orë Kosove “ Prishtine 2008. “Poema e Ribashkimit” Prishtinë. 2012. Me këtë libër nuk kam synuar të përfshij tërë veprën e atdhetarit, poetit Zeqir Gërvalles, po kam synuar të jem një nismëtar dhe uroj që shkencëtarët të merren me veprat e tij dhe të shumë poetëve atdhetar që për fat të keq edhe sot sikur qëllimisht i kanë harruar institucionet tona me apo pa qëllim.

 

To Top